Ilustrim

Arrestohet një person në Shtërpcë, në stallë gjendet një çantë me mjete të pashpërthyera

Dje është arrestuar një burrë nga Shtërpca, pasi gjatë kontrollit në një stallë, pronë e një personi tjetër, është gjetur një çantë, në të cilën ka pasur mjete të pashpërthyera.

Policia njofton se nga njësia për deminim e FSK-së, janë tërhequr dy granata dore, një tromblon, 28 fishekë, disa pajisje për pastrim të armëve, një maskë dhe një çantë ushtarake.

Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.