Gjakovë - Rrahje masive, arrestohen 4 persona

Një mosmarrëveshje mes 9 personave ka përfunduar me rrahje dhe intervenimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës në rajonin e  Gjakovës, njofton se janë arrestuar katër burra të dyshuar të cilët pas një mosmarrëveshje ishin përfshirë në rrahje dhe i kishin sulmuar fizikisht pesë burra të tjerë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Tutje policia sqaron se të gjithë të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.