Ilustrim

Gjakovë, arrestohet vozitësi i veturës pasi goditi biçiklistin

Në rrugën “Halit Asllani” në Gjakovë ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë e ka goditur një biçiklist.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin pasi që i njëjti përderisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur biçiklistin.

Viktima ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar ne Spitalin e Gjakovës.

Ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 19:30.