Fshatrat e Fushë Kosovës ‘të izoluara’ nga bora (FOTO)

Reshjet e borës që kanë rënë javëve të fundit në Kosovë dhe mos pastrimi i rrugëve, po vazhdojnë të krijojnë vështirësi për qarkullimin e banorëve në fshatrat e Fushë Kosovës.

Një banor ka raportuar në KALLXO.com se rrugët e fshatrave  Vragoli dhe Miradi e Ulët nuk janë pastruar fare nga komuna, ndërsa ka dërguar edhe fotografi që tregojnë gjendjen e rrugëve.

Lidhur me këtë çështje, KALLXO.com ka kontaktuar Komunën e Fushë Kosovës.

Zyrtari për Informim i kësaj komune, Ali Topalli në një përgjigje për KALLXO.com, thotë se e kanë angazhuar një kompani që është përgjegjëse për tërë territorin e Komunës së Fushë Kosovës.

Topalli ka shtuar se do ta kenë në konsideratë ankesën e banorëve të asaj pjesë të komunës.

Reshjet e mëdha të borës dhe rënia e temperaturave këto ditë në vend, kanë krijuar probleme për qarkullimin e automjeteve dhe banorëve edhe në qytete të tjera të Kosovës.

 

https://kallxo.com/bora-veshtireson-qarkullimin-e-automjeteve-dhe-kembesoreve-foto/?fbclid=IëAR1ERXCREbveonhgaVYa8i82EËKvVIobEUnHnxLXu6OlPzes2kxz1sP5lD8

 

.