Liqeni i ngrirë i Badovcit - Foto: KALLXO.com

FOTO: Ngrihet liqeni i Badovcit, qytetarët ecin mbi akull

Temperaturat e ulëta që po mbretërojnë ditëve të fundit në Kosovë kanë bërë që të ngrihet liqeni i Badovcit, nga i cili furnizohet me ujë një pjesë e rajonit të Prishtinës.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi në të cilat shihet liqeni tërësisht i ngrirë.

Akulli ka arritur trashësi të tillë sa nuk po i lëshon as njerëzit që po enden mbi liqen siç shihet edhe në foto.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme temperaturat minimale do të shkojnë deri në minus 11 gradë celsius.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari në KALLXO.com.