Moti i ftohtë detyron mbylljen e shkollave

Shkollat në pjesë të ndryshme të vendit në Greqi u mbyllën sot për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe temperaturave jashtëzakonisht të ulëta.

Në Greqinë Veriore, shumica e shkollave do të mbeten të mbyllura për të shmangur aksidentet e mundshme. Po ashtu, edhe shkollat në Greqinë Perëndimore, në Kretë dhe në rajonet që lagen nga Egjeu, transmeton atsh.

Në Atikë, shkollat në 46 komuna nga 66 gjithsej do të mbyllen, ndërkohë që policia ka marrë masa për të bllokuar qarkullimin për automjete për të parandaluar aksidente të mundshme.