Aktivitetet për pastrimin e qytetit të Mitrovicës në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit - Foto: KALLXO.com

FOTO: Mitrovica bëhet më e pastër në Ditën e Mjedisit

Përfaqësues të Komunës së Mitrovicës, të institucioneve të tjera, të OJQ-ve, përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe individë të shumtë, kanë marrë pjesë në aktivitetet e organizuara për shënimin e Ditës Botërore të Mjedisit.

Në këto aktivitete kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe zyrtarë të tjerë komunalë, si dhe Merlina Muqaj, drejtoreshë e “Green Art Center”.

Në pastrimin e hapësirave në qytet ndihmuan edhe shumë nxënës, studentë, qytetarë, punëtorë të kompanive të ndryshme.

Pjesë e këtij aktiviteti për pastrimin e qytetit ishin edhe “grupet  e gjelbra” nga të gjitha shkollat e Mitrovicës, organizatorë të cilave “Green Art Center” bashkë me Komunën e Mitrovicës.

Hapësirat që u pastruan gjatë kohës sa zgjati aktiviteti për shënimin e Ditës Botërore të Mjedisit ishin ato përreth ndërtesës së administratës komunale, sheshet dhe bulevardet kryesore në qendrën e qytetit, parku i qytetit nga ura kryesore mbi lumin Ibër deri mbi vigun te tre rrokaqiejt, hapësira përmes liqenit akumulues në Suhodoll etj.

Kryetari i Komunës Agim Bahtiri e vlerësoi si shumë të suksesshëm aktivitetin e organizuar në këtë komunë.

“Unë falënderoj gjithë këta nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të qytetit dhe pjesëmarrësit e tjerë që iu bashkëngjiten aktivitetit dhe që i bënë të pastra gjithë këto hapësira të qytetit do të ishte mirë dhe unë bashkë me institucionet komunale do të krijojmë kushte dhe do t’i ftojmë qytetarët që pastërtia në qytetin e Mitrovicës të jetë vazhdimisht e këtillë çfarë e bëmë sot”, tha Bahtiri.