Foto: Ilustrim

Foto: Digjen kontenjerët mbrapa teatrit në Prishtinë

Kontenjerët në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë më saktësisht mbrapa Teatrit Kombëtar kanë marrë flakë para disa minutave.

Një qytetar ka dërguar fotografi nga vendi ku kontenjerët kanë marrë flakë.

Sipas qytetarit i cili ka dërguar fotografitë në KALLXO.com, disa persona janë munduar ta fikin zjarrin deri në momentin që në vendin e ngjarjes ka arritur njësia e zjarrëfikësave.

Gjithashtu, qytetari ka treguar se njëri nga kontenjerët i cili ishte nga plastika është djegur i tëri.

 

Djegia e kontenjerëve, Foto: KALLXO.com
Djegia e kontenjerëve, Foto: KALLXO.com