FOTO: Aksident tragjik në Trudë
Një aksident tragjik ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, në afërsi të fshatit Trudë.
Sipas burimeve të KALLXO.com në këtë aksident kanë humbur jetën 2 persona.
Po ashtu, sipas burimeve, në aksident janë lënduar edhe tre persona të tjerë.
Në këtë aksident janë përfshirë katër automjete.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, tha për KALLXO.com se para rreth gjysmë ore është shkaktuar një aksident trafiku, ku si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.
“Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me procedurat e hetimit për të identifikuar shkaqet se si ka ardhur deri te ky aksident tragjik”, tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
KALLXO.com ka siguruar këto foto nga vendi i ngjarjes.
Dy persona kanë humbur jetën sot në një aksident trafiku në fshatin Mushtisht.
https://kallxo.com/dy-te-vdekur-nga-e-njejta-familje-ne-nje-aksident-ne-mushtisht/
Viktimat janë vëlla e motër.