Ferizaj, një i arrestuar për posedim të narkotikëve

Një person është arrestuar në Ferizaj ditën e premte, pasi që gjatë kontrollit nga Policia, i është gjetur dhe konfiskuar 4.53 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

Sipas njoftimit të Policisë,me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.