FOTO: Facebook

Farmacistja e akuzuar për prodhime të dëmshme nuk e ndjen veten fajtore

Ajtene Krasniqi po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes të produktit të dëmshëm mjekësor, raporton KALLXO.com

Por e njëjta në shqyrtimin fillestar deklaroi se ”nuk e ndjej veten aspak fajtore ”.

E njëjta bashkë me mbrojtësin e saj avoaktin Bashkim Nevzati u paraqitën sot në shqyrtimin fillestar të mbajtur pranë Gjykatës Themelore Prizren.

Por ky shqyrtim dështoi të mbahet, pasi që avokati Bashkim Nevzati deklaroi se nuk ka pranuar asnjë provë të vetme nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Prokurorja e rastit, Elefete Porova i tha avokatit që ti drejtohet me një kërkesë Prokurorisë për provat që nuk i posedon, por kështu nuk mendoi edhe avokati Nevzati, pasi që i njëjti  nuk u pajtua me prokuroren dhe deklaroi se nuk do të parashtrojë kurfarrë kërkese.

” Është obligim i prokurorisë që bashkë me aktakuzën të na dorëzon të gjitha shkresat e lëndës dhe provat, e nuk është obligim i imi  me ju drejtu  juve me kërkesë, pasi që është obligim ligjor, ju detyron ligji juve, që me na dorëzu provat, e skemi ne nevojë me ju kërku prokurorisë provat ”, tha avokati.

Luan Berisha, gjyqtari i rastit, nën këto rrethana e obligoi prokurorinë që brenda 3 dite t’i dorëzoj të gjitha provat e aktakuzës mbrojtësit Nevzati, e pastaj do të vazhdojë me gjykimin e rasit, ku edhe mbrojtësi do të mund t’i paraqesë kundërshtimet e tij ndaj provave, dhe të kërkoi hudhjen e aktakuzës, ashtu siç e parashesh procedura, para se rasti të shkon në shqyrtim kryesor.

Në aktakuzë thuhet që ” Ajtene Krasniqi si pronare e subjektit farmaceutik ” Ajtene Krasniqi BI” prodhon barëra dhe produkte mjekësore të dëmshme për shëndetin e njerëzve ”.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në  Prizren i konsideron se këto produkte të dëmshme janë NT-41, M-5, dhe M.-7, sepse nuk i janë bërë kontroll nga enti i autorizuar dhe të njëjtat janë vënë në qarkullim.

Sipas prokurorisë të njëjtat produkte në bazë të vlerave të parametrave të analizuar nga Instituti Kombëtar  ” Andria Stampar ”’ me seli në Zagreb, ka rezultuar se në rastin konkret kromi nga materiet dhe brumoret nga halogjenët janë mbi vlerën e lejuar.

https://kallxo.com/aktakuze-ndaj-ajtene-krasniqit-qe-pretendonte-se-ka-zbuluar-ilaqe-inovative/