Erë Proteste në Sheshin e Prishtinës (FOTO)

Kosovarët më 17 shkurt do ta festojnë përvjetorin e tetë të shtetit të Kosovës, por pamja e sheshit kryesor të Prishtinës nuk lë përshtypje feste.

Vendosja e pankartave në të cilat bëhet thirrje për protestën e 17 shkurtit i bashkoi të rinjtë e tri partive opozitare të vendit.

Sado që është ditë feste, të rinjtë opozitarë thanë se qytetarët atë ditë “kanë shumë arsye për ta kundërshtuar qeverinë”.

Djellza Hoti kryetarja e forumit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se po vazhdojnë së kundërshtuari qeverinë dhe se do të reagojnë “sa herë të cenohet interesi publik dhe e mira e përbashkët”.

“Ne si të rinj nuk ndihemi të sigurt në një vend ku njerëzit të cilët janë të obliguar ta ruajnë Kushtetutën, e shkelin atë”, tha Hoti.

Endrit Zabërgja, përfaqësuesi i NISMA-s, tha se përmes Republika në këto momente “gjendet në një katrahurë”.

“Qeveria e ka humbur legjitimitetin dhe kjo është e dëshmuar përmes 200.000 mijë nënshkrimeve, përmes një aktvendimi të Gjykatës Kushtetuese dhe një proteste madhështore të mbajtur me 9 janar”, tha Zabërgja.

Kreshnik Ahmeti përfaqësues nga Vetëvendosje dha arsyet e tij se pse duhet dalë në protestë me 17 shkurt.

“Kjo qeveri u angazhua vetëm për themelimin e “Zajednicës” në Kosovë, gjë që nuk e kishte përmendur asnjëherë më parë, nuk e pyeti as Kuvendin e Republikës e as qytetarët e vendit”, tha Ahmeti.

sheshi11e

sheshi11c