Erë e fortë në Prishtinë, druri i rrëzuar rrezikon autobusin (FOTO)

Një dru i gjatë është rrëzuar nga era e fortë që mbizotëron sot në kryeqytet.

Fotografitë e siguruara në KALLXO.com shfaqin rrëzimin e drurit që ka rrezikuar edhe trafikun përreth.

Ngjarja ka ndodhur në qendër, ndërsa nga druri është prekur një autobus urban.

Sipas dëshmitarëve nuk ka të lënduar nga ngjarja.