Parashikimi i motit për 4 ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë tre ditëve të ardhshme do të ketë mot të ndryshëm të përcjellë me reshje shiu, erëra e intervale të gjata me diell.

Të martë parashihet një mot me vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar, e me periudha të shkurta edhe të intensitetit të lartë.

Temperaturat maksimale parashihen të shënojnë rënie, derisa ato minimalet do të shënojnë rritje.

Të mërkurë moti do të jetë i vranët, por edhe me intervale të gjata me diell. Nëpër zona të kufizuara parashihen reshej shiu të intensitetit të dobët.

Gjatë ditës së enjte do të ketë mot kryesisht me diell, por, vranësirat të pakta parashihen në zonat malor. Mot i ngjashëm parashihet të ketë edhe ditën e premte.