Moti - Foto: KALLXO.com

Moti për sot

Mbi vendin tonë sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë. IHMK njofton se në mëngjes në ultësira parashihet të paraqiten kushte për mjegull.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 deri në 19 gradë Celsius.

Gjatë katër ditëve në vijim parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s dhe do të mbajë mot i ndryshueshëm, do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s, thuhet në njoftimin e IHMK-së.