Edita Tahiri - Foto: Facebook

Edita Tahiri i Përgjigjet Vuçiqit për Policinë në Veri

“Vuçiq është mërzitur sepse e kemi shuar policinë paralele serbe në veri të Kosovës, prandaj flet me gjuhën e tij të pamatur dhe nacionaliste”, ka thënë ministrja Tahiri.

Ajo ka demantuar deklaratën e kryeministrit serb në dorëheqje, sipas të cilit Qeveria e drejtuar prej tij ka arritur të sigurojë që në veri të Kosovës të mos shkojë asnjë polic shqiptar.

Ministrja Tahiri thekson se Policia e Kosovës është në tërë territorin e shtetit.

“Ndërsa në veri jo vetëm që zëvendësdrejtori është shqiptar por edhe gjithë struktura është me përbërje shumetnike, sepse Kosova është një shtet demokratik në vepër, dhe jo si Serbia që demokracinë e ka në fjalë dhe nacionalizmin në vepra”, ka deklaruar Edita Tahiri sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra për Komunikim Publik e Zyrës së Kryeministrit.