Edhe Ramë Buja Largohet nga PDK
18.8.2017 - 17:18
Njëri ndër themeluesit e PDK-së, Ramë Buja, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo parti.
Buja letrën e dorëheqjes ia ka dorëzuar sot kryesisë së partisë dhe kryetarit Kadri Veseli.
“Degradimi që po ndodh (qofsha i gabuar) do ta trazojë e çorientojë akoma më shumë këtë subjekt politik, nëse nuk i vihet digë penguese të keqes dhe degjenerimit politik në vazhdim, gjë në të cilën në kam humbur besimin përfundimisht”, theksohet në letrën e dorëheqjes së tij.
Ai ka thënë se arsyet për dorëheqjen e tij janë të shumta dhe se nuk ka dashur që t’i përmend në këtë rast, raporton Rtv21.
Në fillim të gushtit edhe vëllai i Ramë Bujës, Shukriu, kishte njoftuar largimin nga PDK.