Ramë Buja dështon të sigurojë ulëse në Kuvend

Kandidati i PDK-së për deputet, Ramë Buja, ka marrë vetëm 5,332 vota.

Këto vota nuk i sigurojnë Bujës ulëse në Kuvend.

Edhe partia, me të cilën kandidoi Buja, në fshatin e tij të lindjes në Bujan të Lipjanit fitoi 225 apo 44.47 për qind të votave.

Pas 12 viteve në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës që udhëhiqet nga Kadri Veseli për herë të parë do të mbetet në opozitë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës ka ketë 25 vende.

Deputetët e kësaj partie janë: Kadri Veseli me 146,763, Uran Ismaili me 28,250 vota, Mergim Lushtaku me 18,539 vota, Ferat Shala me 18,334, Elmi Reçica me 17,946, Bedri Hamza me 15,471 vota, Abelard Tahiri me 14,579, Kujtim Gashi me 13,335 vota, Bajrush Xhemajli me 11,664, Enver Hoxhaj me 11,157 vota, Memli Krasniqi me 11,034, Hajredin Kuçi me 10,680, Bekim Haxhiu me 10,538 vota, Sejdi Hoxha me 9,676 vota, Fatmir Xhelili me 9,347 vota, Eliza Hoxha me 9,303 vota, Gazmend Bytyçi me 9,119 vota, Fadil Nura me 9,019 vota, Ariana Musliu- Shoshi me 8,831 vota, Ganimete Musliu me 8,397 vota, Evgjeni Thaçi me 8,365 vota, Blerta Deliu- Kodra me 8,099 vota, Besa Ismaili- Hoxha me 7,887 vota, Floretë Zejnullahu me 7,046 vota, Valdete Idrizi me 6,236 vota.Nga 25 deputetë, PDK-ja do të ketë në kuvend vetëm tetë gra.

Një muaj e një ditë që prej mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot shpalli rezultatet përfundimtare.

Nga kjo garë elektorale, Lëvizja Vetëvendosje ka dal partia e parë, me 220,811 vota ose 26.159% apo 32 deputetë.

LDK më 6 tetori grumbulloi 205,458 vota apo 24.458% me 29 deputetë.

Partia e tretë ka dalë PDK me 178,645 vota apo 21.163% apo 25 deputetë.

Koalicioni AAK-PSD ka marr 96,883 vota apo 11.477% apo 14 deputetë.

Lista Serbe ka marr 10 deputetë apo 57,015 vota apo 6.754%.Koalicioni Nisma – AKR – PD nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.

Ky koalicion grumbulloi vetëm 42,072 vota apo 4.984%.

 

Deputetët e PDK në Parlamentin e Kosovës

Ndarja e kulaçit – KQZ shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve