Ramë Buja i PDK-së i bindi vetëm 44% të katundarëve të tij ta votojnë PDK-në

Pas 12 viteve në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës që udhëhiqet nga Kadri Veseli për herë të parë do të mbetet në opozitë.

Njëra prej komunave në të cilat humbi PDK-ja është edhe Lipjani. Në këtë komunë më shumë vota morri Lidhja Demokratike e Kosovës që e udhëhiqet nga Imri Ahmeti.

LDK mori plotë 10 mijë e 365 vota apo 27.83 për qind. Në vendin e dytë u renditë PDK me 7 mijë e 099 vota.

Njëri nga kandidatët për deputet i PDK-së nga komuna e Lipjanit është edhe Ramë Buja.

PDK në fshatin e tij të lindjes në Bujan të Lipjanit 225 apo 44.47 për qind të votave. Në këtë fashat 142 vota i mori LDK.

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare u mbajtën më 6 tetor.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje me 203 mijë e 052 vota apo 25.49 përqind. Ndërsa, LDK doli e dyta me 197 mijë e 702 vota apo 24.82 përqind të votave. Në këtë rezultat nuk janë numëruar votat e diasporës votat me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta.