Poster i vendosur në qendër të Prishtinës në ditët kur qeveria e Kosovës i vendosi taksë mallrave nga Serbia e Bosnja. Foto: BIRN

Kandidati i PDK-së taksa 100% ishte për inatë

Ramë Buja njëri nga kandidatët e PDK-së ka shprehur bindjen e tij se taksa për produktet serbe ishte një vendim i kryer shpejt dhe për inatë. Vendimi i cili ishte proklamuar se ishte marrë nga Ramush Haradinaj në konsultim me Kadri Veselin për Ramë Bujën duhet të mendohet racionalisht
“Ajo është bërë me shpejtësi shumë të madhe ose me inat. Për këtë gjë dhe duhet menduar racionalisht me përllograritje më të mençur se sa që është bërë”, ka thënë ai.

 

Rama ka thënë se kauza e parë të cilën ai do ta shtyjë tutje në rast se zgjidhet deputet do të jetë që ky vend të jetë i qetë, të jetë i zhvilluar ekonomikisht dhe të jetë me njerëz të arsimuar.

Rama synon që të jetë në postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, e të mos kalojë në ndonjë post tjetër pasi që sipas tij Kuvendi i Kosovës ka detyra me përgjegjësi të lartë dhe detyra tepër të rënda për të kryer tani.

“Ju e dini se kemi marrveshjen përfundimtare të cilën do ta realizojmë dhe ta nënshkruajmë me Serbinë, kështu që ajo është pesha më e rëndë”, ka thënë Buja.

Në një intervistë dhënë për KALLXO.com, Buja ka folur edhe për taksat që cilat duhet të rriten dhe ato të cilat duhet të ulen në Kosovë.

“Për taksat do të duhej të mendohej më thellë se cilat do të duhej të ulen dhe cilat të rriten por meqë ne jemi të qendrës së djathtë dihet se cilat janë synimet e partive të cilat kanë këtë orientim programor”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për tri amandamentet e para të cilat ai do t’i propozojë në rast se zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës.

” Tash varet se cilat ligje do të na vijnë sepse ju e dini se më shumë se 90 projektligje kanë mbetur pa u realizuar dhe cili ligj do të vijë i pari unë nuk e di, por unë meqë kam një dëshirë të madhe që aftësitë e mia ti orientoj thjesht në atë që është për arsimin më të mirë në Kosovë, dhe nëse na vjen ai ligj për të cilin pritet gjatë kohë për të ardh jam shumë i vetëdijshmë sse ku duhet prekur dhe çfarë duhet thënë për këtë ligji, për të amandamentuar e plotësuar”, ka thënë Buja.

Buja ka treguar se në asnjë mënyrë nuk do të largohej nga PDK, por kur është pyetur nëse do të votonte kundër grupit të tij parlamentar, Buja nuk e ka përjashtuar si mundësi.

“Edhe mundet, atëherë kur mendoj seriozisht se grupi parlamentar nuk e ka me të drejtë por e ka me ndonjë anësim të caktuar edhe mund të votoj kundër grupit tim”, ka thënë ai.

Sipas Bujës, grupi më i diskriminuar në Kosovë është ai i kategorisë së veteranëve të luftës.

“Grupi më i diskriminuar, më i përfolur e më i nëpërkëmbur është kategoria e veteranëve të vërtetë të luftës, të cilët janë fyer e poshtëruar, tej mase, e kam për të vërtetët jo për ata të cilët shpifën para vetës dhe para të tjerëve se janë do farë veteranësh të luftës dhe kjo kategori dhe kjo kateogri për mua është dhimbja kryesore”, ka thënë Buja.

Kur është pyetur rreth mbrojtjes së ambientit, Buja ka thënë se në këtë pjesë, duhet prekur qytetarët në kuletë.

“Krejt çka mund të bëjë e forcën time duhet ta realizojmë një ligj që prek në kuletë njerëzit, është interesant që po i preke në kuletë janë më të ndijshëm dhe kjo duhet të realizohet”, ka thënë ai.

Ndërsa për ndërtimin e termocentralit të tretë me qymyr në Kosovë ai ka thënë se kurrë nuk do të kishte dashur që termocentrali të ndërtohej në Koosvë. Kundër është shprehur edhe për përdorimin e qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit.

Rama ka shprehur qëndrim kundër edhe për përdorimin e qeseve të plastikës.

Në këtë intervistë, Buja ka folur edhe për shitjen e Telekomit të Kosovës.

“Logjika e tregut të lirë këtë gjë nuk e kufizon, dhe unë nuk jam ai që mund ta kufizojë ose do të insistoj për ta kufizuar, por duhet racionalizim i kësaj gjëje”, tha ai.

Rama është shprehur për edhe për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit por duke mendur gjithmonë rreth buxhetit.

Rama ka treguar se është edhe kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

“Natyrisht që kundër shkëmbimeve jam sepse teritoret tona janë këndej e anej, dhe kjo gjë do të duhej të bisedohej më thellë e jo për fushatë sepse nuk është çështje e fushatës”, ka thënë Buja.

Rama një përgjigje konkrete nuk e ka dhënë për ndërtimin e hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës.

“Duhet menduar dhe peshuar mirë këtë gjë, nuk jam kundër por duhet menduar se ku duhet të ndërtohet dhe ku jo”, ka thënë Buja.

Në këtë intervistë, Buja është pyetur edhe rreth Universiteteve Publike, nëse ato duhet të mbyllen në rast se nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit.

“Kjo është çështje për të cilën do të duhej të mendonim për vlerën e tyre dhe nëse ato nuk kanë vlerë nuk kemi çfarë ju bëjmë, ata që punojnë në këto insitucione duhet ta kena parasysh në radhë të parë vlerën dhe cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies”, ka thënë Buja.

Buja ka treguar se është kundër monopolit në homologim por ka treguar se nuk është kundër për martesat në mesë gjinisë së njëjtë.

“Çështje bukur e ndishme por me që me Kushtetutë lejohet unë nuk mund të jem kundër”, ka thënë ai.
Buja ka folur edhe për bartjen e shamive në shkolla.

“Realisht shkolla është laike dhe do të duhej pasur kujdesë për këtë gjë, nuk mund të jem kundër sepse ndonjë ligj e lejon mirëpo meqë jemi shoqëri laike do të duhej që askush të mos provokoj me dukjen e lërë me shami, jam për mos me i kufizu por do të duhej pasur kujdesë në këtë”, ka thënë Buja.

Buja ka treguar se është pro kuotës për deputet nga diaspora, si dhe për ridizajnimin e skemës së veteranëve të luftës, e poashtu për heqjen e kartonit të gjelbër për diasporën.

Fushatën zgjedhore Buja ka treguar se është duke e financuar vetë, duke treguar se nëse merr postin e deputetit do të mbaj postin si deputet, dhe profesionin e tij si profesor.

Buja ka treguar se të hyrat mujore të tij nga paga si profesor janë 1 mijë e 804 euro, se posedon një banesë në Pristhinë dhe një shtëpi në fshatin e tij, pasuri këtë të cilën e ka në emër të përbashkët me gruan.

Rama ka treguar se kur ka pasur telashe me sy, është operuar në klinikë gjermane, por ka thënë se me avansimin që sipas tij ka përjetuar shëndetësia nuk ka mundësi të mendoj të shkoj për shërim në spitale private.

Fëmijët e tij Buja ka tregur se kanë përfunduar studimet në kolegj privat, ku ka treguar se vajza e tij është e pa punë, por që nuk do të punësoj familjar në rast se do të zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Jo, unë kam qenë idhëtar, dhe mbetem i asaj që kur dikush konkuron pavarsisht i kujt është dhe si është të merret por siç na ka ndodhur ndonjëherë spo them shpeshherë që vlera të tejkalohet e të merret ai që ka dajën, tezen e hallën, në poste të caktuar, unë jam kundër kësaj”, ka treguar Buja.

Buja ka shprehur qëndrimin e tij që ndërmarrja Trepça të mbetet nën qeverisjen shtetërore.

Kur është pyetur se sa pyetje parlamentare do t’i bëjë në rast se zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës, Buja është përgjigur duke thënë “mund të jenë shumë e mund të jenë pak, uroj që të jenë sa më pak të mundëshme për faktin se nëse shkon puna mirë nuk ke arsyje që të provokosh në kuptimin poizitiv të fjalës”.

Për importimin e veturave të vjetra në Kosovë, Buja ka thënë se do të kishte dashur që qytetarët të kenë makina të reja sepse edhe ndotja e ajrit do të ishte më e ulët, por duke pasur parasyshë gjendjen financiare të qytetrëve Buja ka thënë se do të jetë tolerant.

Në rast se ndaj tij ngritet ndonjë aktakuzë, Rama ka premtuar dorëheqjen e menjëhershme, por ka thënë se nuk do të votonte për rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri do të kishte aktakuzë.

Dëshira e Bujës është që Qeveria të ketë në përbërje maksimalisht 12 ministri, e secila prej tyre të mos ketë më shumë se dy zëvendësministra.

Duke premtuar se nuk do të votoj për antarësimin në ndërmarrje publike të personave të cilët nuk i plotësojnë kushtet për emërim, Buja ka premtuar se gjithmonë do të bëjë publike fondet e partisë, ashtu siç do ti bëjë publike faturat e shpenzimeve.