Dy të vdekur në aksidentin në Ferizaj

Në një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 04:10 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku kanë humbur jetën dy persona.

“Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Opel Tigra me targa vendore E.M., i gjinisë mashkullore, 27 vjeçar, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjetin, del nga rruga dhe godet një shtyllë, me ç’rast vozitësi dhe pasagjeri, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda trupore, ku si pasojë, ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në Emergjencën e Ferizajt, kurse pasagjeri është dërguar në QKUK Prishtinë dhe pas një kohe jemi informuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Trupat e pajetë të viktimave, me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Me rast janë duke u marrë hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunum me Prokurorin e Shtetit./21Media