Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Dy të lënduar, cisterna shpërthen gjatë saldimit

Një person ka raportuar në polici se gjatë saldimit të një autocisterne për transportim të naftës në punëtorinë e tij,  e njëjta është përfshirë nga zjarri dhe ka shpërthyer.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00, në fshatin Bablak të Ferizajt.

Policia ka njoftuar se si pasojë e zjarrit, dy  punëtorë kanë pasuar lëndime të lehta trupore.

Njësia e zjarrfikësve ka lokalizuar dhe ka shuar zjarrin.

Rasti mbetet të hetohet.