Festivali "Mirëdita, dobar dan!" - Foto: KALLXO.com

Dokumentari i BIRN Kosova fiton çmim në festivalin ‘Mirëdita, Dobar dan!’

Në Beograd ka përfunduar mbrëmë festivali “Mirëdita, Dobar dan!”.

Në kuadër të natës së fundit janë ndarë edhe çmime për kontribuesit e këtij festivali.

Një çmim është ndarë për dokumentarin “Gratë shqiptare janë motrat tona”, prodhim i BIRN Kosova në bashkëpunim Shoqatën e Gazetarëve të Vojvodinës dhe Forumin ZFD.

Dokumentari flet për marrëdhëniet e shqiptarëve dhe serbëve.

Në dokumentar janë paraqitur rrëfimet  e nënave serbe, djemtë e të cilave ishin marrë me forcë nga shteti për të shkuar në luftën e Kosovës.

https://kallxo.com/dokumentare-per-raportet-shqiptaro-serbe/?fbclid=IwAR1JZ-Bdd1b-wCmzG_4fg6_ZuP3s1AcmckltBkHtH1_izvLOgCiJMlM2XlE

Ekipi i cili ka bërë këtë dokumentar përbëhet nga Taulant Osmani, Milena Popoviq, Sanja Klajiq, Darko Shper dhe Vanja Gjuriq.

Po ashtu, me çmim është shpërblyer edhe shtëpia botuese “Samizdat B92”. Çmimin e pranoi Veran Matiq.

Gazetarja e KALLXO.com ka raportuar çdo ditë nga Beogradi gjatë mbajtjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan!”.

‘Mirëdita, dobar dan!’, mes protestave dhe bashkëpunimit ndërkulturor

Grupe të ndryshme serbësh janë përpjekur në vazhdimësi të pengonin mbajtjen e festivalit.

Sipas tyre, autorët shqiptarë nga Kosova me punimet e tyre e cilësonin Policinë serbe si terroriste.

https://kallxo.com/filmi-nentori-i-ftohte-hap-edicionin-e-gjashte-te-festivalit-miredita-dobar-dan/

www.kallxo.com