FOTO: KALLXO.com

Protestuesit serbë tentojnë të futen në sallë e ta pengojnë festivalin ‘Mirëdita, Dobar dan!’

Në kohën derisa para të pranishmëve në festivalin “Mirëdita, Dobar Dan!” ishte duke u shfaqur dokumentari për Ferdonijen, në Beograd, një grup i protestuesve serbë janë mobilizuar për të kundërshtuar mbarëvajtjen e festivalit.

Protestuesit të cilët ishin në numër shumë më të madh se dje kanë dashur të thyejnë kordonin e Policisë dhe të futen në vendin ku po transmetohet dokumentari.

Për më shumë se dy orë të pranishmit kanë qëndruar brenda pas kërkesës së organizatorëve. Mirëpo tani protesta është duke përfunduar dhe në vend të ngjarjes janë vetëm një numër i vogël i protestuesve dhe një numër i madh i forcave  të Policisë së Serbisë.

Foto: KALLXO.com