Foto: RTV 21

Distria Krasniqi Fiton edhe një Medalje të Artë

Distria Krasniqi të gjitha duelet në Antalya i fitoi me Ippon.

Distria Krasniqi, e cila në finale mundi anglezen Chelsie Giles me Ippon, në Grand Prix-in që po zhvillohet në Antalya të Turqisë shkruan rtv21.tv.

Krasniqi e cila radhitet si e pesta në botë në sportin e xhudos, tregoi dominim të vërtetë në të gjitha luftërat e saj, duke i fituar të katërtat me Ippon.

Edhe Fjolla Kelmendi fitoi në Antalya medaljen e argjendtë.

http://kallxo.com/kelmendi-rremben-medaljen-e-argjendte/

Për të artën do të luftojë edhe Nora Gjakova që në finale do të përballet me jug-koreanen, Jandi Kim.