Foto: Ilustrim

Digjen 300 trupa të pemëve në Vranidoll, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Rreth 300 trupa të pemëve janë djegur dje rreth orës 17:00 në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Sipas policisë, pronari ka njoftuar se parcelën e tij në fshatin Vranidoll e ka përfshirë zjarri, ku janë djegur 300 trupa të pemëve të mbjella.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante policore, si dhe njësiti i zjarrfikësve, të cilat e kanë lokalizuar dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin.

Pronari i parcelës dyshon se shkak i këtij zjarri është faktori njeri dhe se është zjarrvënie e qëllimshme.

Rasti është procedura dhe mbetet nën hetime.