Detaje të reja për të arrestuarin nga Beogradi

Një burrë i nacionalitetit serb është arrestuar nga policia e FSK-së pasi kishte hyrë në parkingun e Ministrisë së FSK-së i paautorizuar.

Kështu konfirmoi për KALLXO.com, Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e FSK-së.

KALLXO.com merr vesh se i arrestuari është rreth moshës rreth 25 vjeçare dhe  i janë gjetur  disa laptopë.

Ndërsa vetura e tij ishte e tipit  Passat, me ngjyrë të kaltër dhe me targa te Beogradit!

Sipas Shalës dyshimet e para tregojnë se personi në fjalë i pa informuar ka hyrë me makinë në parkingun e FSK-së.

https://kallxo.com/arrestohen-dy-serbe-ne-parkingun-e-ministrise-se-fsk-se/