Dështon mbledhja e kryesisë, PDK fajëson pozitën

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e paraparë të mbahet sot ka dështuar.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Ka deshtu mbledhja e kryesisë, për shkak të mungesës së kuorumit”, tha shkurt Konjufca para gazetarëve.

Ndërsa Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së fajsoi pozitën për dështimin e kësaj mbledhje.

“Kuvendi po udhëhiqet nga një mazhorancë e papërgjegjshme. Është hera e dytë që po dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Ka një padituri të madhe në udhëheqjen e institucioneve”, tha Tahiri.

Në rend të ditës për shqyrtim në këtë mbledhje kanë qenë disa pika, përfshirë edhe shqyrtimi i rekomandumit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.