Foto: CNN

Deri më 2020, Australia planifikon të vrasë 2 milionë mace të egra

Ato janë të bukura por janë armiku publik numër një në Australi, raporton CNN.

Australia është në luftë me macet e egra. Deri në vitin 2020, Qeveria dëshiron të vrasë 2 milionë mace të egra, një numër i madh i popullsisë totale të maceve të egra, që vlerësohet të jetë midis 2 dhe 6 milionë.

Disa zona të Australisë kanë shkuar edhe më tej. Në shtetin verilindor të Queensland, ekziston edhe një këshill që ofron një dhuratë prej 10 dollarë australianë apo 7 dollarë amerikanë për kokën e maceve të egra.

Një organizatë, Njerëzit për Trajtimin Etik të Kafshëve (PETA), e ka cilësuar këtë si veprim “mizor”.

Ky problem nuk është vetëm në Australi.

Në Zelandën e Re fqinje është propozuar një e ardhme pa mace, me macet shtëpiake dhe ato të egra të jenë të kontrolluara.

Por, pse Australia dhe Zelanda e Re nuk i pëlqejnë aq shumë macet?

Përgjigjja është e thjeshtë: macet, sidomos ato të egra, janë vrasëse  të kafshëve vendase.

Për macet, speciet vendase janë pre e lehtë. Macet e egra besohet se kanë vrarë më shumë se 1 milion zogj vendas dhe 1.7 milionë zvarranikanë në të gjithë Australinë çdo ditë, tha një zëdhënës i Departamentit të Mjedisit dhe të Energjisë të Australisë për CNN, duke përmendur kërkimet shkencore.

Macja e parë është menduar të ketë ardhur në Australi diku në shekullin e 17-të. Që atëherë, numri i tyre ka rënë, ndërsa popullsia sot vlerësohet të mbulojë 99.8% të vendit.

Megjithëse macet e egra i përkasin të njëjtës specie si macet shtëpiake, macet e egra jetojnë në vende të egra, ku ata janë të detyruara të gjuajnë për mbijetesë.