Ilustrim
Australi, paralajmërohet ligj që lejon punëtorët t’i injorojnë thirrjet e shefave pas orarit të punës
Australia do të prezantojë ligje përmes së cilave do t’u japin punëtorëve të drejtën për të injoruar thirrjet dhe mesazhet e paarsyeshme nga shefat e tyre jashtë orarit të punës duke mos u penalizuar, me gjoba të mundshme për punëdhënësit që shkelin këtë rregull, shkruan agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters.
“E drejta për t’u shkëputur” është pjesë e një sërë ndryshimesh në ligjet e marrëdhënieve industriale të propozuara nga qeveria federale sipas një projektligji parlamentar, i cili thotë se do t’i mbrojë të drejtat e punëtorëve dhe do të ndihmojë në rivendosjen e ekuilibrit punë-jetë.
Ligje të ngjashme që u japin punonjësve të drejtën për t’i fikur pajisjet e tyre janë tashmë në fuqi në Francë, Spanjë dhe vende të tjera në Bashkimin Europian.
Shumica e senatorëve kanë deklaruar tani mbështetje për legjislacionin, ka thënë në një deklaratë të mërkurën ministri i Punësimit Tony Burke nga Partia Laburiste në pushtet e qendrës së majtë.
Dispozita i ndalon punonjësit të punojnë jashtë orarit të papaguar përmes të drejtës për t’u shkëputur nga kontaktet e paarsyeshme jashtë orarit, thotë Burke.
“Ajo që ne thjesht po themi është se dikush që nuk paguhet 24 orë në ditë nuk duhet të penalizohet nëse nuk është në internet dhe i disponueshëm 24 orë në ditë,” u tha gazetarëve më herët të mërkurën kryeministri Anthony Albanese.
Projektligji pritet të paraqitet në parlament më vonë këtë javë.
Projektligji përfshin gjithashtu dispozita të tjera si një rrugë më e qartë nga puna e përkohshme në atë të përhershme dhe standardet minimale për punëtorët e përkohshëm dhe shoferët e kamionëve.
Disa politikanë, grupe punëdhënësish dhe udhëheqës të korporatave paralajmëruan se dispozita e së drejtës për t’u shkëputur është një tejkalim dhe do ta minojë lëvizjen drejt punës fleksibile dhe do të ndikojë në konkurrencë.
Të Gjelbrit e krahut të majtë, i cili e mbështesin këtë ligj dhe ishin të parët që e propozuan vitin e kaluar, thanë se ishte një fitore e madhe për partinë. Një marrëveshje është arritur midis laburistëve, partive më të vogla dhe të pavarurve për ta mbështetur këtë projektligj, ka deklaruar kreu i të Gjelbërve Adam Bandt në Tëitter.
“Australianët punojnë mesatarisht gjashtë javë jashtë orarit të papaguar çdo vit,” ka thënë Bandt.
Kjo barazohet me më shumë se 92 miliardë dollarë australianë (60.13 miliardë dollarë) në paga të papaguara në të gjithë ekonominë, ka shtuar ai.
“Ajo kohë është e juaja. Jo e shefit tuaj” – tha ai./Reuters