Foto: Pixabay
Sekuestrohen hardhuca në vlerë 800 mijë dollarë në Australi, arrestohen katër persona
Policia në Australi ka ‘çmontuar’ atë që ata besojnë se është një rrjet kontrabande që po përpiqej të eksportonte hardhuca dhe zvarranikë vendas me vlerë më shumë se 1.2 milion dollarë australianë (800,000 dollarë) në Hong Kong, transmeton CNN.
Tre burra, të moshës 54, 59 dhe 31, dhe një grua, 41 vjeç, u arrestuan në Sydney si pjesë e hetimit, tha Policia e Uellsit të Ri Jugor në një deklaratë të publikuar të hënën.
Operacioni filloi në shtator 2023, kur nëntë pako me 59 hardhuca të gjalla u ndaluan gjatë rrugës për në Hong Kong.
Të katër anëtarët e dyshuar të grupit planifikohet të dalin para gjykatës në janar.
“Policia do të pretendojë në gjykatë se grupi kriminal po kapte hardhuca të gjalla dhe zvarranikë vendas australianë për t’i eksportuar për përfitime në Hong Kong” – thuhet në deklaratën e policisë.
“Kafshët u mbajtën në kushte të këqija dhe u lidhën në kontejnerë të vegjël kur u paketuan për t’u dërguar” – shtoi ai.
Policia tha se oficerët gjetën gjithsej 257 hardhuca dhe tre gjarpërinj gjatë hetimit, si në pako ashtu edhe në adresat e përdorura nga grupi.