Ganimete Musliu, deputete e PDK-së - Foto: KALLXO.com

Deputetja e PDK-së përqesh Qeverinë e Kosovës

Ganimete Musliu, Deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo që është pjesë e koalicionit qeverisës ka ironizuar me mungesën e ministrave dhe Kryeministrin në debatin parlamentar për skandalin e mishit.

Në kohën kur ishte paraparë që siguria e ushqimit me theks në skandalin e fundit të mishit të diskutohet në Kuvend po mungojnë pjesëtarët e qeverisë.

Musliu me këtë rast përmes një statusi në Facebook ka thënë me ironi se qeveria është shumë e interesuar në këtë debat dhe e ilustroi përmes fotografisë ku duken karriket e zbrazta të ministrave

“Qeveria e Kosovës me vëmendje dhe koncentrim maksimal po e përcjellë debatin parlamentar për “Skandalin e Mishit”! Qytetarët le t’i heqin të gjitha dilemat nga sot për këtë problem me që kanë Qeverinë e cila kujdeset për të”, shkroi Musliu.

Në mars shpërtheu skandali i mishit nga Belgjika kur në këtë shtet një kompani që kishte importuar mish edhe në Kosovë u mbyll për shkak të kushteve johigjienike të mbajtjes së mishit.

Në debatin e sotëm Deputetja musliu insistoi se mishi i prishur nga Belgjika nuk hyri në Kosovë

http://kallxo.com/ganimete-musliu-mishi-i-prishur-nga-belgjika-nuk-hyri-ne-kosove/