Ilustrim

Prokuroria në Prizren ngrit 4 aktakuza për skandalin e mishit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur katër aktakuza ndaj katër personave për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor.

KALLXO.com merr vesh se njëri nga të akuzuarit është edhe biznesmeni Anton Jupa, i cili akuzohet për prodhim dhe vënie në qarkullim të produkteve të rrezikshme të mishit. Gjithashtu, Anton Jupa është akuzuar nga Prokuroria në Prizren edhe për kanosje.

“Të pandehurit, si persona përgjegjës në kuadër të personit juridik, me qëllim të shitjes kanë vënë në qarkullim artikuj ushqimor, përkatësisht mish dhe produkte të mishit, për të cilat kanë ditur se janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët për hetimet e zhvilluara ndaj biznesmenit Anton Jupa.

https://kallxo.com/ja-per-cfare-dyshohet-biznesmeni-anton-jupa-dokument/

Në mars të këtij viti, emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ kishte realizuar hulumtimin rreth kushteve në të cilat prodhohet mishi dhe produktet e tij në Prizren.

Dosjen e raportimeve të KALLXO.com rreth këtij rasti mund ta lexoni në këtë link.