
Foto Arkiv: Atdhe Mulla
Deputeti pikturon në seancë (FOTO)
31.10.2018 - 14:12
Deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, është emër i njohur për audiencën në Kosovë me rolet e luajtura në filma, drama dhe emisionet humoristike gjatë dekadave të fundit, por në seancën e sotme të kuvendit ai provoi edhe një zanat tjetër.
Përderisa kolegët e tij po debatonin për rolin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në dialogun, Mikullovci në një letër të bardhë pikturoi një vazo.
Fotoreporteri i KALLXO.com, Atdhe Mulla, e ka kapur produktin e deputetit në kohën kur ai veç e kishte përfunduar ‘punën’ me të.
Inspirimi vjen nga kudo.