Fisnik Ismajli

Deputeti i PSD-së gjuhet me vezë, akuzon VV-në

Deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili ka shkruar në Facebook se pasi ka vizituar familjen e Astrit dhe Arbnor Deharit, është gjuajtur me vezë dhe për këtë ai akuzon aktivistët e Vetëvendosjes.

Ai thotë se me ve është gjuajtur Nita, gruaja e tij dhe këtë nuk do t’ua harrojë e do t’ua kthejë.

“E unë, sa t’jam gjallë, s’kam me ua harrue këtë natë. Me m’pas goditë mue, nuk e kisha marrë kaq tragjike këtë punë… Por, që ma prekët familjen, s’kam me ua falë përjetë. Nita Qena ka me ju kujtue sa herë që ju qepoj, e fort ka me ju dhimtë, gjithmonë kur e pritni ma së paku”, ka shkruar ai.

Ismaili thotë se nuk ka pranuar të gjuajë me ve as në kohën e opozitës, ngase për të ky është gjest ‘qyqanash’.

Në një postim pas sulmit me vezë, Fisnik Ismaili ka përdorur gjuhë banale kundër ish-bashkëpartiakëve.

“Me gjue me voe gjithmonë mu ka dukë gjest qyqanash. Gjithmonë e kam kundërshtue atë veprim përbrenda. Edhe në Kuvend, kur më kanë urdhnue me e gjuejtë Isa Mustafën me voe, s’pata pranue. Njeri 2 metra, ish luftëtar, me kapë me e gjue me voe plakun me nji kambë në vorr ish kundër çdo parimi njerëzor për mue, pavarësisht se çka ka ba ai”, ka shkruar Ismajli në Facebook.

“S’jom tutë prej Hashimit kur ke ma i votuemi në Kosovë, e e kish fuqinë me i hjekë flamë njerëzve, e po kujtoni që tutna pi do qyrrave fashista të lodhët si ju, a?”, ka shkruar Ismajli.