Kuvendi i Kosovës, 11.04.2019

Deputeti i PDK-së, fajëson qeverisjen e VV-së në Prizren për ikjen qytetarëve

Hajdar Beqa deputet i PDK-së tha se në komunën e Prizrenit ku udhëheq Lëvizja Vetëvendosje, trendi i ikjes së qytetarëve nga vendi është më i madh se në qytetet e tjera.

“E kam pa në Prizren ku një organizatë ndërkombëtare ka hap konkurs mijëra qytetarë të Kosovës kanë shku me konkuru. Edhe aty kush e udhëheq Prizrenin, e udhëheq Vetëvendosja. Është befasi kur i dëgjon disa deputet të LVV mendon që po folin për naj shtet tjetër, e kur atyre ju bien ndonjë rast për me u marr me pushtetin veprojnë shumë më vrazhdë”, tha ai.

Arbër Rexhaj nga LVV replikoi duke thënë se Beqa këtë deklaratë po e bënë për ta shpërqendruar vëmendjen.

“Këtë po e bënë për ta shpërqendruar vëmendjen dhe krejt këtë ikje masive që po e bëjnë PAN dhe qeveritë e kaluara dëshiron që ta njollos dhe spërkat me faj edhe LVV”, tha Rexhaj.

“Kur flet për LVV Hajdar Beqa duhet me ditë se po flet për një planet tjetër”, tha ai.