Ilustrim

Dënime me burgim, i përdorën armët pas mosmarrëveshjes për borgj

Mentor Idrizi, Naman Breznica dhe Eljesah Idrizi janë dënuar me burg pasi ata akuzoheshin se pas një mosmarrëveshje që kishin në lidhje me një borxh prej 1200 euro, i përdorën edhe armët.

Gjykata dënoi Mentor Idrizin me 10 muaj burg dhe 200 euro gjobë ndërsa dy të akuzuarit e tjerë me nga 6 muaj burg.

Dënimet nuk do të ekzekutohen në rast se të njëjtit nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër penale në brenda një viti.

Mentor Idrizi akuzohej për përdorim arme, pas një mosmarrëveshje që kishte me të akuzuarin Naman Breznica shkaku i një borxhi prej 1200 euro.

Sipas aktakuzës, pas një fjalosje midis tyre, i pandehuri Mentor Idrizi e nxjerrë armën dhe ia drejton të pandehurit Naman Breznica, ndërsa nga frika ky i fundit e nxjerr një thikë dhe tenton që ta godasë, ku pastaj më qëllim të frikësimit i pandehuri Mentor Idrizi shtien me armë disa herë.

Naman Breznica akuzohet për kanosje, kurse i pandehuri Eljesah Idrizi, akuzohet për lëndim të lehtë trupor pasi që e godet me shkop në kokë dy herë të akuzuarin Naman Breznica.