Sokol Zogaj, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Dënim me burg për të dyshuarin për ndihmë sulmuesve të Sokol Zogajt

Burim Zhjeqi është dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata e Prishtinës lidhur me veprën penale: ndihma në kryerjen e veprës penale, sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Vendimi lidhur me dënimin erdhi pasi që i akuzuari e kishte pranuar fajësinë lidhur me veprën për të cilën akuzohej.

Aktakuza në këtë rast është përfaqësuar nga prokurori Ibrahim Fejza, ndërsa rasti është gjykuar nga gjykatësja Fatime Dërmaku.

Sipas aktakuzës, më 16.08.2017, në rrugën “Imzot Nikë Prelaj”, në lagjen Ulpiana, në Prishtinë, pas marrëveshjes paraprake me të pandehurit B.A. dhe G.M., i akuzuari Burim Zhjeqi, me dashje ka kontribuar në krijimin e kushteve për kryerjen e veprës penale të sulmit ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, të dëmtuarit Sokol Zogaj.

https://kallxo.com/sokol-zogaj-shtrihet-ne-neurokirurgji/

Sipas komunikatës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, i dëmtuari ish-drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar në kontest civil.

KALLXO.com më herët kishte shkruar për sulmin i cili i ishte bërë ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Shkrimet mund t’i gjeni në këtë link.