Arrestimi i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

I Dehuri Sulmon Bashkëshorten dhe Fëmijët

Policia ka arrestuar mbrëmë rreth orës 18:00 një person pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar dhe kanosur bashkëshorten dhe katër fëmijët e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vitisë.

Sipas raportit të Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Viti, ndërsa njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një revole të tipit “Ekol-Special 99” dhe një karikator të zbrazur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Këtë rast, Policia po e trajton si kanosje.

KALLXO.com vazhdimisht raporton për raste kur një i dehur sulmon anëtarë të familjes së tij.

http://kallxo.com/dehuri-sulmon-kunaten-dhe-nipin/

http://kallxo.com/burri-dehur-rrah-gruan/

http://kallxo.com/burri-dehur-rrah-gruan-ne-prishtine/