Sulm/ Ilustrim

Burri rrah gruan, ndalohet për 48 orë

Një person është arrestuar pasi kishte rrahur bashkëshorten e tij.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Policia  ka sqaruar se gjatë ditës së djeshme, një grua ka pësuar lëndime të lehta trupore pasi është rrahur fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me arsyen e rrahjes ndërsa ka thënë se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar nga ana e policisë dhe sipas këtyre të fundit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.