Oficer i Agjencisë Shtetërore të Bosnjës për Hetim dhe Mbrojtje. Foto: SIPA.

Bosnja Arreston Dy të Dyshuar për Krime Lufte

Agjencia Shtetërore e Bosnjës për Hetim dhe Mbrojtje arresto ish-luftëtarin e Këshillit Kroat të Mbrojtjës, Bosiljko Kraljeviq, në Mostar nën dyshimin se kreu krime kundër civilëve në vitin 1993.

Prokuroria shtetërore po heton Kraljeviqin nën dyshimin se në fund të tetorit ose fillim të nëntorit 1993, ai kreu krime në Mostar gjatë kohës që ishte anëtar i Batalionit të Parë “Klis” i Brigadës së Tretë të Këshillit Kroat të Mbrojtjes.

“Në të njëjtën kohë, një kërkim që u krye në shtëpinë e familjes së tij, pronat dhe automjetet e tjera, u gjetën armë nga lufta e fundit, si edhe disa dokumente paraushtarake dhe prova të tjera që kishin lidhje me periudhën e luftës”, tha prokuroria në një deklaratë.

Në një çështje më vete, Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje arrestoi një ish-ushtar të Ushtrisë Boshnjake në zonën e Sarajevës nën dyshimin se ai kreu krime lufte kundër viktimave serbe në kryeqytet në vitin 1992.

Prokuroria tha se identiteti i të dyshuarit nuk do të bëhet publik në interes të hetimit.

Të dy të dyshuarit do t’i dorëzohen prokurorisë.