Foto-ilustrim

Borë e Hershme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën me dije se gjatë vikendit do të mbajë mot i vranët dhe i ndryshueshëm.

Sonte parashihet të ketë riga shiu, derisa nesër pritet të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar.

Në viset malore reshjet e shiut kanë mundësi të jenë të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 8-14 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e ulët nën vlerat e normales.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja,  shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11m/s.

Sot që nga orët e hershme të mëngjesi ka filluar të bie bora e parë në gjithë vendin.

Bora mund të vërehet më shumë në vende rurale, ndërsa në kryeqytet, po bie me një intensitet më të ulët./21Media