Bordi i Drejtorëve të AKP-së

Bordi i AKP largon ndërmarrjet 'Kosovatrans'-et nga kompetencat

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e tij të rregullt në të cilën është miratuar lista e asaeteve të paraqitura për shitje në Shitje e Aseteve me Likuidim 50 si dhe është marrë vendimi për largimin e Ndërmarrjes Kosovatransat nga kompetencat e AKP.

“Bordi i Drejtorëve vendosi për miratim të listës së aseteve të paraqitura për shitje në Shitje e Aseteve me Likuidim 50 dhe miratoi transaksionet e Shitje e Aseteve me Likuidim 48. Bordi diskutoi edhe në lidhje me propozimin për largim të subjekteve juridike Ndërmarrjet/Subjektet juridike, Kosovatransat, nga autoriteti administrativ dhe kompetencat e  AKP-së, të cilin e miratoi”, thuhet në komunikatë.

Tutje në këtë komunikatë bëhet e ditur që pas shqyrtimit Bordi ka  miratua edhe propozimin e Autoritetit të Likuidimit për NSh Agrokultura lidhur me aprovimin e qiradhënies direkte për kompaninë "SOWI Kosovo.

“Veç kësaj Bordi shqyrtoi raportet rekomanduese të Njësisë së Negocimit Direkt si dhe raportet përfundimtare të po të njejtës njësi”, thuhet tutje aty.

Ndërsa mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve është caktuar për datën 30 gusht 2019.