AKP ia jep qeverisë Haradinaj 106 milionë euro

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të jashtëzakonshme me qëllim të optimizimit dhe arritjes së shitjeve të planifikuara me 15 prill 2019.

Në këtë takim Bordi miratoi propozimin për transferim të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit në buxhetin e Kosovës. Ky fond kap shumën prej 106.8 milionë euro.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit më transferimin e fundit në buxhetin e Kosovës, deri më tani ka transferuar në total shumën prej 326 milionë euro”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

Bordi gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e Shitjes së Aseteve me Likuidim SHAL 45 në shumën totale prej rreth 9.5 milionë euro.

Në këtë shitje AKP ka ofruar 98 asete për të cilat ka pranuar 148 oferta.