‘Bordel Ballkan’ shfaqet sonte në Teatrin Kombëtar

Teatri Kombëtar i Kosovës sjell sot në mbrëmje, duke filluar nga ora  20:00 në skenën e tij reprizën e shfaqjes “Bordel Ballkan” me tekst të Jeton Neziraj dhe regji të Andras Urban.

Shfaqja shumë e përfolur “Bordel Ballkan”, e ndërtuar mbi “themelet” e “Orestia-s” së Eskilit, por e sjellë në kontekstin e sotëm, godet anomalit që sjellën sot shoqëritë në vendet ballkanike, veçmas tek ne.

Në shfaqje lujanë Astrit Kabashi, May-Linda Kosumoviç, Adrian Morina, Armend Baloku, Semira Latifi, Shpejtim Kastrati Albulena Kryeziu-Bokshi Armend Smajli, Shengyl Ismaili, Arta Selimi, , Ylber Bardhi dhe Adhurim Demi.