Blerim Latifi: Të rinjtë e LDK-së viktimë e mendjelehtësisë së tyre

Blerim Latifi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka komentuar zgjedhjet e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilat rezultuan me rizgjedhjen e Isa Mustafës, kryetar të kësaj partie.

Latifi ka thënë se gjenerata e re e LDK-së, ishte viktimë e mendjelehtësisë së tyre, pasi Isa Mustafa ka thuajse 40 vjet që iu mbijeton dramave politike, njofton Klan Kosova.

”Të rinjtë shpesh janë viktima të mendjelehtësisë së tyre! Si kjo “gjenerata e republikës” e LDK-së, siç po e quajnë veten me këtë emër të pakuptimtë. Ua ka marrë mendja se munden lehtë t’ia marrin partinë Isa Mustafës, duke harruar faktin se ai tash e 40 vjet u mbijeton intrigave dhe dramave politike të vendit dhe rajonit”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Isa Mustafa sot u rizgjodh për herë të tretë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai në këtë detyrë është që nga viti 2010.

Menjëherë pas rizgjedhjes kryetar, Isa Musatafa deklaroi se nuk do të bëjnë koalicion me PDK-në.

Isa Mustafa kryetar i ri i LDK-së

.