Blerim Isufaj Mund Bahri Hysenin Për Kreun e Këshillit Prokurorial

Nga sot, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka filluar punën me përbërjen e re.

Anëtarët e rinj kanë dhënë betimin para Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi, i cili udhëhoqi mbledhjen e fundit si kryesues i Këshillit, pasi anëtarët e KPK-së kanë zgjedhur që nga sot t`i kryesojë anëtari i ri Blerim Isufaj.

Ai fitoi më shumë vota se kundërkandidati i tij, Bahri Hyseni.

Isufaj i cili vjen nga Prokuroria Speciale u zgjodh kryesues në raundin e dytë, pasi në raundin e parë nuk arriti t`i sigurojë votat e mjaftueshme.

Votimi për zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës u bë pasi anëtarët e rinj të Këshillit dhanë besimin e tyre.

Isufaj, në raundin e dytë mori tetë vota nga anëtarët e Këshillit, ndërsa Hyseni 2.

Poashtu anëtarët e rinj të KPK-së e mbështetën dhe rikonfirmuan për zëvëndëskryesues prokurorin Idain Ismajli, cili e tërhoqi kandidaturën nga gara për kryesues.

Mbledhja e parë ë KPK-së u mbajt pa pjesëmarrjen e anëtarëve jo prokurorë, pasi anëtarëve të deritanishëm u ka kaluar mandati më 31 dhjetor të vitit të kaluar.

Konkursi për këta anëtarë është rishpallur, pasi konkursi i shpallur në fund të vitit të kaluar ka dështuar.