Ballkani Perëndimor me Deklaratë për Kalim Kufitar dhe Siguri në Rrugë
23.4.2018 - 10:30
Vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët lidhur me kalimin kufitar dhe sigurinë në rrugë.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë mbledhjes së qeverisë duke kërkuar edhe autorizim për të nënshkruar këtë marrëveshje.
Pal Lekaj ka thënë se nënshmrimi i Deklaratës së Ballkanit Perëndimor për siguri në rrugë do të bëhet në Lublanë të Sllovenisë.
Gjithashtu Lekaj ka bërë thirrje të miratohet edhe autorizimi i ministrit për nënshmrimin e Deklaratës së Ballkanit Perëndimor për kalimin kufitar e cila do të votohet gjithashtu në Slloveni me 25 dhe 27 prill të këtij viti.
Të dy këto pika u miratuan në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.