Avdullah Hoti: Presidenti të sqarohet, kush ia propozoi emërimin e spiunit serb?

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook i ka kërkuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të flet për emërimin e Branislav Nikoliqit si kësilltar të tij, i dyshuar si spiun i Serbisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para disa ditëve e ka shkarkuar nga pozita e këshilltarit politik, Branislav Nikoliqin, pasi që mediat publikuan një storje të RTK-së, që tregonte se Nikoliq është agjent i Serbisë në Kosovë.

Këtë emërim, Hoti e quan si rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Si ka mundësi që Presidenti nuk ka qenë në dijeni për të kaluarën e këtij personi kur dy ish shefa të AKI-së punojnë si këshilltarë të tij?! Ndërkaq, shefi aktual i AKI-së, që i përgjigjet edhe Presidentit, ka qenë Drejtor i Policisë kur ky person i sigurimit serb ishte burgosur nga Policia e Kosovës.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Përse Presidenti emëron një spiun serb në kabinetin e tij?! Kush ia ka kërkuar emërimin e këtij personi?! Për këtë Presidenti duhet të përgjigjet.”, ka shkruar tutje Hoti.

Gazeta Jeta në Kosovë ka publikuar dje hulumtimin ku shihet se Nikoliq i dyshuar si spiun i huaj, ka pasur edhe më herët poste të larta publike.

Në 2012 ai ishte emëruar anëtar bordi i Postës së Kosovës në kohën kur kryeministër ishte Hashim Thaçi. Mandatin e tij në bord ia kishte vazhduar edhe Isa Mustafa si kryeministër.

Dyja emërimet e Nikoliqit në postin e anëtarit të bordit të Postës së Kosovës mbajnë nënshkrimet e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

I dyshuari për spiunazh është vëllai i kryetarit të Komunës së Shtërpcës, në të cilën shtrihet Brezovica.

Posta e Kosovës- – Bordi Politik që Dëshmon Pafuqinë e Kryeministrit

.