Avdullah Hoti: Dihet Kush Është Patriot e Kush Tradhtar

Avdullah Hoti reagoi pasi Kryeministri Ramush Haradinaj u tha deputetëve të LDK-së “ku po u dhemb”.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti tha në seancën e Kuvendit se dihet kush është patriot dhe kush tradhtar në Kosovë.

Duke reaguar ndaj fjalëve të Kryeministrit Haradinaj që i pyeti deputetët e LDK-së “ku po u dhemb” që nuk po e votojnë marrëveshjen e demarkacionit me shtesat e saj.

“Tri vjet e keni mbajtë këtë shoqni të ndame me kauza të rreme. Grupi jonë parlamentar nuk voton raporte me kauza të rrejshme” tha Hoti.

Ai deklaroi se “i vjen turp nga gjuha që përdor Kryeministri i vendit”.

Ai pati porosi për kryeministrin.

“Unë lus kryeministrin të bëjë kujdes kur u drejtohet 27 deputetëve, që janë tri herë më shumë se deputetët e partisë tuaj”, tha Hoti.